Lajme

Miell që s’bën për bukë, bllokohen 55 tonë në Morinë

Një aksion i fundit i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit provoi se akuzat për cilësinë e dobët të bukës me të cilën ushqehen shqiptarët.

Inspektorët e AKU-t ndërmorën një aksion në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Në skaner u vunë 55 tonë miell gruri, që ishte gati për të hyrë dhe më pas për t’u shitur në tregun shqiptar.

Nga inspektimi i AKU-t u vërejt parregullsi dhe mospërputhje mes dokumentacionit shoqërues për cilësinë e miellit dhe cilësisë reale të tij. Analizat e AKU-t e nxorrën miellin me nivel proteine më të ulët se norma e lejuar.

Nga 55 tonët e bllokuar, 30 janë me origjinë nga Kosova dhe 25 të tjerë nga Serbia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë