Menaxhim

MIE pritet të miratojë ndërtimin e parkut më të madh fotovoltaik në Fier

Një tjetër kompani ka aplikuar tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e një impianti të energjisë solare.

Kompania AGA-SOLAR synon ndërtimin e një impianti solare me 150 më, në zonën e Derëzezës së Re në qarkun e Fierit.

MIE ka njoftuar për interesin e kësaj kompanie e cila pret pranimin e aplikimit nga Ministria.

Nëse ky aplikim pranohet dhe nisin fazat e tjera të aktivitetit, do ta bënte atë parkun me kapacitet më të madh në vend.

Interesi për ndërtimin e parqeve me energji nga burime të tjera të rinovueshme është rritur tepër gjatë vitit të fundit, ndërsa të miratuara për aktivitet janë vetëm aplikimet e kompani franceze Voltalia, që do të ndërtojë në Karavasta dhe Spitallë me kapacitet 140 MW dhe 100 MW.

Blerja e energjisë është garantuar nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sipas çmimeve që u shpallën fituese gjatë ankandit( Karavastaja 24.89 euro MWh dhe Spitalla me 29.89 euro/ MWh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë