Ish-Zonja e Parë Michelle Obama është në mes të një turneu njëmujor libri dhe, si gjithmonë, zgjedhjet e saj për stilin po marrin vëmendjen e të gjithëve. Por ndryshimi këtë herë vjen akoma më i madh se herët e tjera.
Gjatë javës në Atlanta, ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra Roksanda x Fila dhe pantallona të zeza me bel të lartë, mbi një trupore asimetrike Christy Rilling blu të ndezur. Ajo e kompletoi look-un me çizmet Stuart Weitzman me majë dhe gjysmën e flokëve të lidhura, një look që u komentua si “20-vjecarja Michelle”.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




