Kinema

Michael Douglas: Ndihem i turpëruar nga vendi im. Kërkoj falje

Aktori hollivudian shprehu keqardhjen e tij për 'kaosin' që i atribuohet administratës së Donald Trump gjatë një masterklasi në Festivalin e Filmit në Taormina.

Nga Gazeta “Si”– Gjatë hapjes së masterklasit të tij në Festivalin e Filmit Taormina në Itali, Michael Douglas tha se ndihet “i turpëruar” nga Shtetet e Bashkuara dhe kërkoi falje për “kaosin global” të krijuar nën presidencën e Donald Trump.

 “E kuptoj që vendi im mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për kaosin që ekziston në botë. Kërkoj falje… Ndihem i turpëruar për miqtë e mi, qofshin fqinjët e mi në Kanada dhe Meksikë, për të gjitha vendet në BE dhe NATO. Ndihem i turpëruar dhe kërkoj falje”, deklaroi aktori 80-vjeçar para studentëve të filmit dhe profesionistëve të industrisë.

Douglas, fitues i dy çmimeve Oscar dhe katër çmimeve Golden Globes, mori Çmimin për Arritje të JetësTaormina, në teatrin e lashtë romak të qytetit.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai e ka kombinuar anën e tij artistike me angazhimin shoqëror.  Që nga viti 1998 ai ka shërbyer si Lajmëtar i Paqes i Kombeve të Bashkuara dhe ka bashkëpunuar me Iniciativën për Kërcënimin Bërthamor, duke promovuar fushata ndërkombëtare për heqjen e armëve bërthamore .

Në masterklasin e tij, aktori kritikoi rritjen e vazhdueshme të buxheteve ushtarake, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, dhe shprehu habinë e tij për vazhdimësinë e konflikteve të armatosura në epokën e inteligjencës artificiale.

Michael Douglas

 “E kam të vështirë të kuptoj pse, me gjithë këtë inteligjencë artificiale dhe sa inteligjentë jemi si qenie njerëzore, si është e mundur të kemi kaq shumë luftëra dhe konflikte. Është qesharake”, tha Douglas, i cili u prit me duartrokitje.

Në moshën 80 vjeç , Douglas pohoi se nuk kishte parë kurrë një periudhë kaq të trazuar sa kjo e tanishmja. Ai kërkoi zëvendësimin e investimeve ushtarake me iniciativa për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar, dhe iu drejtua diplomacisë si e vetmja mënyrë për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë