Vende dhe Udhetime

Meteora, qyteti i jashtëzakonshëm i qiejve

Meteora

Mbi qytetin e Kalambakës, në skajin veriperëndimor të Thesalisë, mbi disa formacione gjigante shkëmbore, të ciilat arrijnë deri në 400 metra llartësi, shtrihet një qytet i rrallë qiellor.

Ai qëndron i ekuilibruar nëpër 24 shtylla shkëmbore, të dukshme përmes reve.

Gjeologët dhe historianët e shumtë janë përpjekur të kuptojnë se si u krijuan piedestalet e gurit gjigant rreth 60 milionë vjet më parë, por asnjë teori nuk është vërtetuar plotësisht.

Meteora

Sot, ky qytet grek është i mbrojtur i UNESCO-s dhe mban emrin Meteora, që do të thotë "pezull në ajër".

Thuhet se njerëzit e parë erdhën në Meteora në shekullin e 9-të. Në orvatje për të shpëtuar nga jeta e përditshme, ata u ngjitën nëpër shkëmbinj me duart dhe u vendosën në shpella të vogla dhe të çara, me hyrje të veçanta.

Meteora

Për qindra vjet mënyra e vetme për të marrë diçka nga poshtë ishte me rrjeta ose shporta të lidhura me litar. Me kalimin e kohës, banorët e shpellës u kthyen në një komunitet të vogël dhe filluan të ndërtonin një sërë manastiresh, të cilat deri në shekullin e 14-të shërbyen si strehë nga pushtuesit turq.

Udhëtimi për në Meteora (rreth 4-5 orë larg nga Athina) është plot me rrugë të pjerrta.

Ndërkohë që të jeni duke qëndruar në majë të shkëmbinjve, duke parë formën e tyre madhështore, ka shumë të ngjarë të ndiheni të vegjël dhe të parëndësishëm në krahasim me natyrën.

Manastiri i Meteorit të Madh, i themeluar në shekullin e 14-të nga Shën Athanasi, është më i madhi dhe më i vjetri nga gjashtë manastiret e tjerë, ku mund të takoni të gjithë ish-murgjit e manastirit, eshtrat e të cilëve janë të ruajtura në rafte.

Krahasuar me të tjerët, Manastiri i Rousanout është më i vogli. Ai u themelua rreth vitit 1545, por u dëmtua nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që nga viti 1988 ai banohet nga murgeshat.

Por sapo të mbërrini në qytet, është e lehtë të kuptoni se përse banorët parë ishin aq të vendosur për të arritur majat e Meteorës pse dhe përse murgjit dhe murgeshat që banojnë aty thonë se nuk ëndërrojnë të jetojnë kudo tjetër.

"Ky është një vend ku kanë jetuar shumë shenjtorë dhe unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me zonën-  shprehet motra Charitini Karanasio- Gjithnjë që jam duke u ngjitur këtu mendoj se lutjet e mia do të arrijnë shumë më shpejt tek Perënditë ".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë