Drejtësia

‘Metamorfoza’ / SPAK kërkon 69 vite burg për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni dhe 5 të tjerë

Gazeta Si – SPAK ka dhënë pretencën për 6 persona të akuzuar për trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, raste të cilat janë zbuluar përmes programeve të koduara Sky ECC.

Në total, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg për të 6 të pandehurit. Në rast se shpallen fajtorë, të akuzuarit do të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit.

Për ish-shefin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, Dedan Gjoni u kërkua 13 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 8.4 vite burgim.

Për Ismail Zenelin, SPAK kërkoi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg; Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg; Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg; Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg dhe së fundmi Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg.

SPAK thotë se nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin “Sky ECC”, kishte dokumentuar 4 raste të përfshirjes në trafik të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për realizimin e një atentati ndaj dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela.

Ngjarja nuk u realizua, teksa ish-efektivi Dedan Gjoni rezulton t’i ketë ndihmuar me informacione.

PRETENCA E SPAK:

Ismail Zeneli, 15 vite burg – gjykim i shkurtuar, 10 vite burg

Dedan Gjoni, 13 vite burg – gjykim i shkurtuar, 8 vite e 4 muaj burg

Bujar Gërmizi, 10 vite burg – gjykim i shkurtuar, 6 vite e 8 muaj burg

Adrian Cenaj, 7 vite burg – gjykim i shkurtuar, 4 vite e 8 muaj burg

Besmir Murtati, 12 vite burg – gjykim i shkurtuar, 8 vite burg

Albert Prenga, 12 vite burg – gjykim i shkurtuar, 8 vite burg


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë