Presidenti Ilir Meta foli për disa “palaço ndërkombëtarë” që i kanë dhënë garanci Ardian Dvoranit që të aplikojë skema mafioze në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kapjen nga ana e Edi Ramës të Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i shtetit e përsëriti në më shumë se një rast këtë term. Meta kërkoi referendum, ku të vihej përballë Edi Ramës.
“Ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën dhe për disa palaço ndërkombëtarë dhe ai është referendumi”, u shpreh Presidenti.
Ai përsëriti qëndrimin se Kushtetuta është e qartë sa i takon mënyrës së emërimeve dhe nuk ka nevojë për t’u dorëzuar në Komisionin e Venecias për mendim.
I pyetur nëse me këto deklarata po sulmonte drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Meta konfirmoi deklaratën e mëhershme të zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.
“Amerika nuk është tek Rruga e Elbasanit (Selia e Ambasadës Amerikane)! Amerika dhe Bashkimi Europian është këtu”, u shpreh Presidenti duke bërë me dorë në zemër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.