Presidenti Meta ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Europian, Kristian Danielson.
Gjatë bashkëbisedimit me të, Meta e vuri theksin te zbatimi i 5 prioriteteve kyçe pa vonesë. Sipas tij, ato kushtëzojnë vendimin për çeljen e negociatave.
Madje, Presidenti i Republikës u bëri thirrje dy palëve politike në vend që të angazhohen në një dialog të institucionalizuar.
“Domosdoshmëri zbatimi pa vonesë i pesë prioriteteve kyçe. Pesë prioritetet kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar. Të gjitha palët të angazhohen për t’u dhënë zgjidhje çështjeve emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës”, u shpreh Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




