Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë.
Meta shprehet se i ka uruar sa më shumë suksese Kosovës drejt perspektivës europiane, duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“I lumtur të prisja sot në një takim vëllazëror Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.
E urova përzemërsisht për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.
Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian”, shkruan presidenti Meta.
Ndër të tjera, Meta shkruan se “është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




