Lajme

Meta takon Ahmetajn: U njoha për masat ndaj Covid-19

Presidenti Ilir Meta priti me kërkesën e tij ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj me cilësinë e koordinatorit dhe drejtuesit të grupit të punës mes ministrive dhe institucioneve për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

“U njoha nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga Qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutuam mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha Meta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti thotë se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë.

Meta ka përshëndetur programin e mbështetjes financiare të Qeverisë për njerëzit në nevojë dhe sipërmarrjen e vogël.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë