Ilir Meta u kërkoi të gjithë zyrtarëve që të mos firmosin për projektin e Portit të Durrësit, që e cilësoi aferën më madhore në vend, që rrezikon edhe të ardhmen e shqiptarëve.
“I ftoj të gjithë të përqendrohen dhe të investigojnë aferën e Portit të Durrësit. Është një aferë që rrezikon të shkojë në përmasa të jashtëzakonshme dhe do të prekë dekadat që vijnë. Sepse kemi të bëjmë me aventurierë, që do të thonë në fund fare: “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”. Këto mbeten një gur i rëndë në qafën e çdo shqiptari sot dhe atyre që vijnë nesër”, deklaroi Meta.
Kreu i PL doli në konferencë për shtyp, ku tha se ky projekt rrezikon deri edhe marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE-në dhe kërkoi nga Qeveria e mazhoranca që të bëjnë sa më shpejt transparencë për këtë projekt.
“Partia e Lirisë është shumë e qartë në raportet me ndërkombëtarët, por investitori më strategjik mbi këtë tokë është populli i Shqipërisë. Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vetë të dështuar dhe që kërkon të lërë peng Shqipërinë edhe për 5 vjet të tjera, bën gabim që përfshihet në këtë aferë që mund të shkojë në vlerë edhe më shumë se inceneratorët. Vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë për ndryshe Edi Rama i ka përllogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë përsëriti qëndrimin se plani i Edi Ramës është shpopullimi i vendit.
“Kjo është aventurë e shpallur, që të ikin shqiptarët dhe të vinë ata nga Bangladeshi dhe këta do i mbajmë 1 vit, sa të mësojnë shqipen, se pastaj po e mësuan do i largojmë. Edhe kjo është në vazhdën e kësaj logjike. Që të sjellim nga e gjithë bota njerëz të pasur, të ikin shqiptarët, të bëjmë pazare me ta dhe ata të blejnë pronat e shqiptarëve, e shqiptarët të kthehen në shërbëtor. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë. Siç është çështja e Pallatit të Brigadave”, u shpreh ai.
“I ftoj të gjithë të përqendrohen dhe të investigojnë aferën e portit të Durrësit. Është një aferë që rrezikon të shkojë në përmasa të jashtëzakonshme dhe do të prekë dekadat që vijnë. Sepse kemi të bëjmë me aventurierë, që do të thonë në fund fare: “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”. Këto mbeten një gur i rëndë në qafën e çdo shqiptari sot dhe atyre që vijnë nesër”, tha ai.
“Të kthejnë përgjigje menjëherë për pyetjet që ka ngritur deputeti Petrit Vasili. Në varësi të përgjigjeve ne do të përshkallëzojmë qëndrimet tona”, deklaroi Meta.
“Nëse do të merremi me skandalet që prodhon kjo qeveri, merremi. Por kjo është dëshira edhe e kësaj qeverie. Të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet më të mëdha të vendit tonë, të shoqërisë tonë. Kjo është aventurë e shpallur, që të ikin shqiptarët dhe të vinë ata nga Bangladeshi. Dhe këta do i mbajmë 1 vit, sa të mendojnë shqipen, se pastaj po e mësuan do i largojmë. Edhe kjo është në vazhdën e kësaj logjike. Që të sjellim nga e gjithë bota njerëz të pasur, të ikin shqiptarët, të bëjmë pazare me ta dhe ata të bëjnë pronat e shqiptarëve, të kthehen në shërbëtor. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë. Siç është çështja e Pallatit të Brigadave. Ata do të kujdesen që Pallati i Brigadave të ketë më gjelbërim, por jo jo. Edhe aty e kanë mendjen te kullat dhe metrat katrorë. Nisi me 20% në Tiranë dhe po kalon me qindra përqind.”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



