Teknologji dhe Inovacion

Meta ofron mijëra dollarë për përdoruesit e rinj që u bashkohen platformave të saj

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram po u ofron influencerave në aplikacionet kundërshtare në SHBA që të fitojnë bonuse deri në 5,000 dollarw për të krijuar përmbajtje në platformat e saj.

Kjo lëvizje ndodh në një moment kur e ardhmja e TikTok në SHBA mbetet ende e paqartë pas ndalimit  të tij më 19 janar dhe shtyrjes së afatit me 75 ditë nga presidenti Donald Trump.

“Breakthrough bonus programme” u ofron këtyre përdoruesve nga aplikacionet e tjera bonuse deri në $5,000 dollarë në 90 ditët e para të regjistrimit.

Ata duhet të postojnë rreth 20 Reels në Facebook dhe 10 në Instagram brenda 30 ditëve pasi pranojnë termat dhe kushtet e programit, shkruhet në faqen e internetit të Meta.

Videot duhet të jenë përmbajtje origjinale e një ‘creator’-i amerikan nga mosha 18+ dhe pavarësisht se TikTok nuk përmendet me emër, shkruan se përdoruesi duhet të jetë “ekzistues në një llogari të një pale të tretë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë