Ashtu siç e kishte shprehur prej kohësh, presidenti Ilir Meta ka nisur këtë fund gushti një tjetër aventurë.
Kreu i shtetit ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një foto ku tregon që ka nisur të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, në malin e Korabit.
Meta njofton se bashkë me të është edhe ish-futbollisti i Korabit të Peshkopisë, aktori i humorit, Bes Kallaku. Me çanta shpine, ata shihen entuziast për këtë aventurë.
Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, me një lartësi prej 2751 metra nga niveli i detit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




