Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër të dytë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon praktikën shkresore të zëvendësimit të deputetëve të opozitës në Kuvend.
Meta me anë të kësaj letre drejtuar kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, kërkon kopjen e njoftimit të Kuvendit dhe kopjen e dorëheqjes së deputetëve nga mandati.
Po ashtu, kreu i shtetit kërkon t’i vihet në dispozicion një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shumëemërore.


Më herët, Presidenca iu drejtua KQZ-së me një letër ku kërkonte të dinte se cili është numri aktual i mandateve të deputetëve në Kuvend në shkallë vendi si dhe vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë.
KQZ ktheu përgjigje duke thënë se në sallën e parlamentit ka aktualisht 122 deputetë nga 140.
Këto veprime të presidentit shihen si përpjekje për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




