Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimin e emrit të Bashkisë Ura Vajgurore, në Dimal.
Në arsyetimin e kreut të shtetit, thuhet se ky ndryshim me emërtimin e lashtë i sjell identitet zonës.
“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie. Ky ligj, materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Propozimi për ndryshimin e emrit, erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
Emrin që kishte Ura Vajgurore, ishte vendosur në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur. Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




