Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuarndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Ndryshimet në ligj parashikojnë mbylljene të gjitha lojërave të fatit në datën 1 janar, ashtu siç kishte propozuar më herët kryeministri Edi Rama…
Ligji për mbylljen e të gjitha lojërave tëfatit u votua në parlament më 25 tetor vetëm me votat e shumicës. Opozita nukka qenë e pranishme, pasi vijonte bojkotin që në nisje të sesionit parlamentar. Ky ligj parashikon mbylljen e të gjithave pikave të basteve dhe zhvendosjen ekazinove jashtë qendrave të banuara.

Me fillimin e vitit 2019 nuk do të ekzistojnë 4200 pika bastesh që operojnë në Shqipëri. Ky veprim i qeverisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3.5 mld lekë dhe përafërsisht 4500-5000 të papunë.
Por, Ministria e Financave e mbështet nismën me forcimin e sigurisë publike.
Ekspertë të ekonomisë në fushën e ekonomisë, në intervista të dhëna më herët për Gazetën “Si”, e kanë konsideruar gjithsesi drastike nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të tjera të fatit. Eksperti Zef Preçi deklaronte se në një situatë ku në këtë treg qarkullojnë shifra marramendëse nga burime ilegale dhe thyhet madje edhe ligji që kufizon sasinë e mbajtjes së parave cash, Qeveria bën mirë që i mbyll. Por Preçi thekson se ky treg nuk mund të injorohet teksa mund t’i sjellë përfitime arkës së shtetit siç ndodh në vendet e botës perëndimore. Ai i kërkonte pushtetit lokal dhe tatimeve që të kenë kujdes në dhënien e licensave të reja për zëvendësimin e bizneseve të mbyllura të basteve, që sidomos pranë institucioneve edukuese të ngrihen aktivitete që kanë lidhje me këto institucione.
Ndërsa eksperti i tregjeve financiare Artan Gjergji, këshillon institucionet rregullatore të ndërmarrin fushata informuese dhe edukuese se si qytetarët të investojnë të ardhurat që u teprojnë, në mënyrë ligjore, të mbrojtur dhe të kontrolluar e me norma fitimi të arsyeshme brenda logjikës së tregut.
Dekretimi i ligjit të lojërave të fatit vjen në një situatë mjaft të nxehtë mes presidentit dhe qeverisë për shkak të ngërcit në dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




