Lajme

Meta dekreton Gazmend Barbullushin ambasador në Spanjë

Gazmend Barbullushi do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Spanjë.
Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin që emëron Barbullushin ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
Barbullushi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme dhe u emërua në këtë post pas ndryshimeve që u bënë në ministri pas emërimit të Gent Cakajt në postin e ministrit në detyrë nga kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë