Presidenti Meta ka dekoruar ditën e sotme ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në institucionin e Presidencës, nën praninë e shumë zërave të politikës shqiptare.
Ish-ministrit italian iu dha dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Pasi ka marrë dekoratën, ish-ministri italian është shprehur se ky çmim konfirmon si miqësinë personale, ashtu edhe bashkëpunimin tonë të kahershëm.
“Ky çmim konfirmon miqësinë personale, por edhe bashkëpunimin tonë gjatë viteve. Jam i nderuar për të ardhur përsëri këtu në Tiranë. Jam i lumtur që gjej këtu kaq shumë miq, të cilët u përkasin familjeve të ndryshme politike, por që ecin për të mirën e vendit. Jam i sigurt që do të hapen negociatat për në BE. Është bërë progres gjatë viteve”, tha ndër të tjera ish-ministri italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.