Gazeta Si – Ndoshta do donte ta ngrinte lart Kupën e Botës duke e parë në sy. Ndoshta Diego do ta përqafonte fort, si babai të birin. Nga Zoti te Zoti, duke shenjtëruar kalimin përfundimtar në stafetës në historinë e futbollit.
Leo Mesi dhe Diego Armando Maradona kanë ecur gjithmonë si dy binarë paralelë. Nga njëra anë më i miri i të gjitha kohërave, lojtari i aftë të fitonte thuajse i vetëm Botërorin meksikan të 1986-ës. Në anë tjetër pasardhësi, ‘Pleshti’ që në 20-vjeçarin e fundit ka thyer çdo rekord.

Në mes të tyre Argjentina, një vend gjigant dhe i nxehtë që rrit gjithmonë talente të jashtëzakonshme të futbollit.
Gati për ‘vallëzimin e fundit’, Leo Mesi është ‘plakur’ bashkë me një nga foto e shumta, ku ai shfaqet bashkë me mitin e tij. Diego nuk është më, Leo sërish duhet të marrë gjithçka mbi shpatulla, me ankthin për të mos gabuar në takimin e fundit me historinë. Sepse mund të kesh fituar gjithçka si ai, por pa Kupën e Botës nuk mund të jesh kurrë më i miri.
Argjentina nis sot aventurën e Katarit në ndeshjen me Arabinë Saudite. Favorite për të shkuar deri në fund të turneut, me Mesin që ka shansin e fundit për të vendosur duart mbi kupën më të bukur në botë.
Katar 2022 luan sot katër ndeshje të grupeve C dhe D. Danimarka ndeshet me Tunizinë. Levandovski me shokë sfidon Meksikën dhe Franca, kampionia në fuqi e botës e goditur nga mungesat, përballet me Australinë.
Sot
Argjentinë-Arabia Saudite (11:00)
Danimarkë-Tunizi (14:00)
Meksikë-Poloni (17:00)
Francë-Australi (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



