Katar 2022

Mesi mund të bëhet lojtari më fitues i të gjitha kohërave, duhen edhe 3 trofe

Gazeta Si – Me fitimin e Kupës së Botës, ‘pleshti’ është ngjitur në kuotën e 42 trofeve mes klubeve dhe kombëtares. Ka dy më pak se braziliani Dani Alvesh dhe parakalimi është shumë afër.

Botërori ishte kurorëzimi i një karriere të jashtëzakonshme për Mesin, hapi i fundit që bota e futbollit priste për ta futur përfundimisht atë në legjendë, bashkë me Maradonën. Përfundon këtu historia e trofeve për argjentinasin? Jo. Sapo të mbyllet festa e titullit në Buenos Aires, Mesin e pret një tjetër rekord prestigjioz.

Lionel Mesi feston golin ndaj Meksikes. Gazeta Si, 20 dhjetor 2022

Ai ka shansin të bëhet lojtari më fitues në historinë e futbollit. Mund të ndodhë që këtë sezon, falë PSG-së. Mesi ka 42 trofe aktualisht, vetëm 2 më pak se Dani Alvesh, me të cilin kanë fituar 23 trofe.

Titulli kampion në Francë dhe Kupa e Francës janë trofe që do ta barazonin argjentinasin me ish-shokun e skuadrës te Barcelona. Liga e Kampionëve pastaj është ‘fisheku’, që do ta ndihmonte Mesin ta parakalonte Alveshin. Është një trofe që PSG e ndjek prej 10 vitesh dhe këtë sezon shpreson ta arrijë më në fund.

10 lojtarët më fitues mes klubeve dhe kombëtares
Dani Alvesh – 44
Lionel Mesi – 42
Keni Dalglish – 39
Andres Injiesta – 38
Maksuell – 37
Zherard Pike – 36
Rajan Gigs – 36
Ksavi – 33
Angel Di Maria – 33
Kristiano Ronaldo – 33


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë