Katar 2022

Mesi apo Maradona? Luis Enrike nuk ka dyshime për më të mirin

Gazeta Si – Diego Armando Maradona, apo Lionel Mesi? Cili nga të dy është më i miri? Një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe mendimet janë të ndryshme. Për çështjenn në fjalë ka folur së fundi edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrike, i cili nuk ka dyshime.

“Nuk e di pse të gjithë duan të bëjnë krahasime, – ka thënë trajneri spanjoll. – Janë të dy zotë të futbollit dhe Argjentina ka pasur fatin i jashtëzakonshëm që t’i ketë të dy këta lojtarë. Flitet mes njerëzve dhe trajnerëve, por e vërteta është se futbolli ndryshon shumë nga një vit në tjetrin.

Luis Enrike, trajneri i Spanjes. Gazeta Si, 4 dhjetor 2022

Epoka e ‘Pelusa’ (nofka e parë e Maradonës) ishte fantastike. Një lojtar unik, që mund të fitonte Botërorin, duke udhëhequr skuadrën. Sot është e vështirë të ndodhë një gjë e tillë. ‘Pulga’ është numri 1 në historinë e futbollit, nuk ka asnjë dyshim”.

Si Enrike mendojnë edhe shumë të tjerë, por po të shumtë janë edhe ata që mendojnë se Maradona është i pakrahasueshëm. Në këto kushte, dilema do të vazhdojë gjithmonë, por Mesi mund ta prishë ekuilibrin, nëse fiton Kupën e Botës në Katar, në Botërorin e tij të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë