Media Galeri

Mesdheu si një muzë në dizajnin e brendshëm të shtëpive

Në muajt e fundit mund të keni vënë re një eksod masiv në Europë në grahmat e një vere tmerrësisht të nxehtë. Pushimi i Mrekullueshëm i Mesdheut i vitit 2022. Pas dy vitesh të kufizuar në një vend të vetëm, liria ishte vula e re në pasaportë; një pushim katër javor duke u rrezitur në Ibiza dhe Ishujt Grekë.

Duke lënë mënjanë bllokimet, Mesdheu është idhulluar prej kohësh për stilin e tij të shëndetshëm. Kush nuk ka dashur që jeta t’i ngjajë pak më shumë La Piscine, thrilleri i vitit 1969 pranë pishinës, i vendosur në Côte d’Azur? Kush nuk e ka ëndërruar të kalojë një vit duke shijuar vilat me pllaka dhe ballkonet në The Talented Mr Ripley?

I shtrirë në tre kontinente dhe më shumë se 20 vende, duke përfshirë Italinë, Spanjën, Portugalinë, Francën, Greqinë, Turqinë dhe Marokun, rajoni nuk mund të distilohet në një pamje të vetme, por përmes objektivit të një udhëtari të huaj është një destinacion i rezervuar zakonisht për pushime. Ashtu si muza e një artisti, Mesdheu është një fantazi që duhet rijetuar dhe rikrijuar vazhdimisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë