Gazeta Si – Mohamed Salah, një nga futbollistët më të ndjekur në rrjetet sociale, në urimin e tij të Krishtlindjeve nuk ka harruar të japë edhe një mesazh për ata që po vuajnë aktualisht në Lindjen e Mesme nga lufta brutale.

“Krishtlindjet janë momenti kur familjet bashkohen për të festuar. Me luftën brutale në Lindjen e Mesme, veçanërisht me vdekjet e shumta dhe shkëtërrimin në Gaza, këtë vit vijmë në Krishtlindje me zemrën e thyer. Ndajmë dhimbjen e atyre familjeve që vuajnë për humbjen e të afërmve të tyre.
Ju lutem, të mos i harrojmë dhe të mos mësohemi me vuajtjen e tyre. Gëzuar Krishtlindjet!” – shkruan futbollisti egjiptian në ‘X’. Sulmuesi i Liverpulit është ndër të parët që e ngrejnë zërin sa herë që ka çështje të rëndësishme sociale, duke dhënë mesazhe paqeje.
Christmas is a time when families get together and celebrate. With the brutal war going on in the Middle East, especially the death and destruction in Gaza, this year we get to Christmas with very heavy hearts and we share the pain of those families who are grieving the loss of… pic.twitter.com/NqynT2LsST
— Mohamed Salah (@MoSalah) December 25, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




