Google ka konfirmuar se emailet private që dërgohen dhe merren nga përdoruesit e Gmail ndonjëherë mund të lexohen nga zhvilluesit e aplikacioneve, jo vetëm robotët.
Njerëzit që janë lidhur me aplikacionet e palëve të treta në llogaritë e tyre mund të kenë dhënë padashur lejen stafit ( të njerëzve, se mund të jenë edhe robotë) për të lexuar mesazhet e tyre.
Një kompani i ka thënë Wall Street Journal se praktika ishte e “zakonshme” dhe një “sekret i pistë “.
Google është shprehur se kjo praktikë nuk është në kundërsthtim me politikat e saj.
Një ekspert i sigurisë tha se ndihej i ‘surprizuar’ që Google e kishte lënë të ndodhte.
Gmail është shërbimi i emailit më popullor në botë që numëron 1.4 miliard përdorues.
Google lejon njerëzit të lidhin llogarinë e tyre me mjete të menaxhimit të email-it të palëve të treta, ose shërbime të tilla si planifikimi i udhëtimeve dhe krahasimi i çmimeve.
Kur një llogari lidhet me një shërbim të jashtëm, njerëzit pyeten për të dhënë ose jo lejen- e cila shpesh përfshin aftësinë për të “lexuar, dërguar, fshirë dhe menaxhuar email-in tuaj.
“Nuk ka kërkuar leje”
Ndërsa mesazhet përpunohen në mënyrë tipike nga algoritmet kompjuterike, gazeta foli në disa kompani ku punonjësit kishin lexuar “mijëra” mesazhe emailesh.
Edison Software i tha gazetës se kishte shqyrtuar emailet e qindra përdoruesve për të ndërtuar një tipar të ri softueri.
Një firmë tjetër – eDataSource Inc – tha se inxhinierët kishin shqyrtuar më parë postën elektronike për të përmirësuar algoritmet e saj.
Kompanitë janë shprehur se nuk u kanë kërkuar përdoruesëve leje specifike për të lexuar mesazhet e tyre të Gmail, sepse praktika ishte e mbuluar prej marrëveshjeve të përdoruesëve.
” Ju mund të kaloni javë të tëra jetës tuaj duke lexuar termat dhe kushtet, “tha Prof Alan Woodward nga Universiteti i Surrey.
“Mund të përmendet mirë atje, por nuk është ajo që ju do të mendoni si të arsyeshme, për një qenie njerëzore në një kompani të palës së tretë që të jetë në gjendje të lexojë email-at tuaj”.
Google tha se vetëm kompanitë që ishin verifikuar mund të kenë akses në mesazhe, dhe vetëm nëse përdoruesit kishin “dhënë në mënyrë eksplicite leje që kompania të hyjë në emailet e tyre”. Google i vuri në dukje BBC-së politikat e tij zhvilluese, të cilat thonë: “Nuk duhet të ketë surpriza për përdoruesit e Google: veçoritë e fshehura, shërbimet ose veprimet që janë në kundërshtim me qëllimin e tregut të aplikimit tuaj mund të çojë Google të pezullojë aksesin tuaj për të hyrë në Google”
Google është shprehur gjithashtu se përdoruesit e Gmail mund të vizitojnë faqen e kontrollit të sigurisë për të parë se cilat aplikacione kishin lidhur me llogarinë e tyre në mënyrë që të revokonin ato që nuk dëshironin të ndjnin të dhënat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.