Lajme

Mes viktimave edhe dy kosovarë

Mes të viktimave të tërmetit në Shqipëri kanë mbetur edhe dy të rinj nga Kosova. Identitetin e tyre e ka zbuluar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai thotë se të rinjtë janë vëllezër dhe kanë humbur jetën në hotelin Tropikal në Durrës.

“Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!”-shkruan ai.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162489622730153

Trupi i pajetë i njërit prej vëllezërve është nxjerrë nga rrënojat, ndërkohë që për nxjerrjen e tjetri vazhdon operacioni i grupeve të shpëtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë