Rend dhe Ligj

Merr hak për vrasjen e babait, 41-vjeçari përplas për vdekje me makinë 57-vjeçarin në Durrës

Policia zbardhi shkakun e aksidentit rrugor të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat të Durrësit. Policia ka zbuluar që ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor, por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje.
41-vjeçari e ka përplasur për vdekje 57-vjeçarin me makinë për të marrë hak për vrasjen e babait.
Policia thotë se 41-vjeçari me inicialet M. I është vënë në pranga për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi më 10 tetor rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh. E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

“Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë