Ka ndodhur

Merr flakë një lokal në Radhimë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një lokal bar në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror ka marrë flakë gjatë mbrëmjes të së dielës.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, që kanë përfshirë pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.

Sipas policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë