Një zjarr ka përfshirë paraditen e kësaj të shtune Bashkinë e Kamzës.
Ka qenë ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka publikuar videon nga bashkia, ku duket tymi dhe flaka në hyrje të institucionit.
Ndërkohë, kreu i zjarrfikëses në Kamëz, Bardhyl Gjana, është shprehur për mediat se shkak është marrja zjarr e një prej 3 kondicionerëve të vendosur aty, por është pa pasoja pasi u ndërhy në kohë nga forcat zjarrfikëse.
Streha që ka marrë flakë është e përbërë nga materiale plastike, e cila e ndihmoi më shumë përhapjen e zjarrit, ndërsa i gjithë vendi u përfshi nga tymi i zi duke krijuar panik deri në shuarjen e flakëve.
“Në tendën hyrëse janë të vendosura tre koka, një nga ato ka shkaktuar zjarr. Nga ndërhyrja është bërë e mundur shuarja, vetëm është dëmtuar koka jashtë. Pritet të vijë grupi për të këqyrur zjarrin. Nëse do të zgjaste më shumë do të ishte më e vështirë. Fatmirësisht dëmi është minimalist”, mësohet të jetë shprehur Gjana.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




