Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Balldren të Lezhës, ku për pasojë një e moshuar është asfiksuar nga tymi.
Mësohet se shkak është bërë një bombol gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën që përdorej për gatim.
Forcat zjarrfikëse menjëherë kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi nga era e madhe.
E moshuara është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




