Politike

Merkel dritë jeshile për Shkupin dhe “po” me kushte për Shqipërinë

Gjermania duket se do të japë dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por duke vendosur disa kushte shtesë për vendin tonë.
Sipas deputetit të CDU të Parlamentit Gunther Krichbaum, hapja e bisedimeve me Maqedoninë Veriut shihen me një sy shumë pozitiv në Bundestagun gjerman.
“Prandaj, unë jam i bindur, megjithëse mund të flas vetëm për Bundestagun, jo për parlamentet në Europë, se do të ketë një zgjidhje pozitive për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Krichbaum për “Deutshe Welle”.
I të njëjtit mendim duket se është edhe Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave në Berlin, thotë se koalicioni qeverisës në Gjermani po shkon drejt marrëveshjes për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.
Weber, i cili ishte i pari që njoftoi se parlamenti gjerman do të shtyjë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor, beson se për këtë vendim po mbahen edhe bisedime midis Berlinit dhe Parisit, sepse të dyja palët mendojnë se kryeministri Zoran Zaev pr marrëveshjen me Greqinë.
“Ata duket se kane vendosur që me Maqedonia e Veriut të marrë dritën jeshile pa kushte, dhe Shqipëria të marrë një dritë jeshile të kushtëzuar, me qeverinë gjermane që do t’i vendosë një sërë kushtesh përpara fillimit të negociatave. Kjo është një lloj zgjidhje për për të cilën të dy partitë e koalicionit qeverisës në Berlin mund të gjejnë një kompromis “, thotë Weber.
Një pozicion i ngjashëm u mbajt edhe nga Krichbaum në intervistën e tij për “Deutsche Welle”.
“Për mua nuk është çështje ndarjeje, në fund të fundit, kjo nuk do të thotë që të dyja vendet nuk do të fillojnë negociatat në të njëjtën kohë. Mos harroni se ky është vetëm hapi i parë, dhe më pas vijon hapja e kapitujve. Prandaj është e rëndësishme të respektohet parimi i meritave dhe të vlerësohet secili vend në meritat e tij “, tha ai.
Në ndërkohë, Ministri i Gjermanisë për Europeanështjet Evropiane Michael Roth shprehu mbështetjen e tij për Maqedoninë e Veriut pas takimit me Nikolla Dimitrov dje.

Nikola Dimitrov dhe Michel Roth. Gazeta Si, 15 shtator

“Maqedonia e Veriut meriton një mesazh të qartë nga BE: Le t’i fillojmë bisedimet e pranimit tani! Faleminderit Nikolla Dimitrov për përkushtimin e fortë pro-evropian dhe miqësinë e vërtetë. Ju dhe vendi juaj mund të mbështeteni tek ne, i dashur Nikolla! ”, shkroi Roth.

Dimitrov gjithashtu u takua me Ministrin e Jashtëm Heiko Maas dhe anëtarët e Parlamentit gjerman gjatë vizitës. Nga ana tjtëer, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë.

Por cilat janë kushtet për Shqipërinë?

Sipas “Dë” përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.

Në prill, Gjermania është shprehur e bindur për hapjen e negociateve me Shqipërinë, pot ka vendosur disa kushte bazë. Këto kushte janë paraqitur në prill nga Bundestagu përmes një projektrezolute me nëntë pika, ndër të cilët dy janë më kryesorët; Përfundimi brenda vitit i vettingut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë dhe ngritja e SPAK-ut.

Berlini kërkonte ritëm më të shpejtë për të përfunduar procesin e rivlerësimit për 57 gjykatësit dhe prokurorët e gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative. “Të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK). Të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar”,thoshte rezoluta.

Por përveç dy pikave konkrete, në projektrezolutë kërkohet edhe reforma zgjedhore, rezultate të prekshme në reformën e administratës, luftën kundër drogës, liria e medias, respektimi i minoriteteve, etj. Projektrezoluta e Bundestagut kërkon që “nëse Shqipëria pas hapjes së negociatave për anëtarësim e zvarrit, ndërpret ose e kthen mbrapsht plotësimin e detyrimeve, të ndalen negociatat e anëtarësimit.

Korrupsioni në të gjithë sistemin juridik vazhdon të jetë problem. “Përparime të ndjeshme janë bërë” në luftimin e “kultivimin dhe tregtinë me kanabis”, konstaton Bundestagu.

Në projektrezolutë konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike. Citohet i Ngarkuari për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 përqind të rasteve si punësime të kundraligjshme në administratën publike.Bundestagu konsideron “të nevojshme” zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIR-it dhe të Komisionit të Venecias të 2013 dhe 2015 për reformën e ligjit zgjedhor, “edhe nëse kjo nuk është pjesë e katalogut evropian të kërkesave”.

Në këtë sfond, Bundestagu Gjerman është i pikëpamjes se vendimi për nisjen e negociatave me Shqipërinë duhet të merret vetëm me “kushte të formuluara qartë”.
Po ashtu, projektrezoluta i kërkon qeverisë që të bëjë të qartë se Shqipëria duhet të ndërmarrë “përpjekje shtesë të konsiderueshme” për ta garantuar sundimin e ligjit dhe vazhdimin e Vetingut. “Zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsionin” kërkohet shprehimisht në këtë kuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë