Opinion

Italia pak shpresa tek Merkel

Nëse Angela Merkel është me të vërtetë e bindur se përpara përfundimit të këitj muaji mund të hidhen themelet për një qeverisje të re në lidhje me emigrantët por “gabon.Këshilli i ardhshëm i Europës është i destinuar të mos prodhojë ndonjë rezultat, maksimumi mund të bëjmë hapa përpara në terma të ndërgjegjësimit kolektiv, ose më mirë nevojitet rishkrimi i rregullores së Dublinit nga fillimi, duhet një qasje krejtësisht e re”.

Përpara se të nisej për Berlin Kryeministri dhe stafi i tij po koordinonin punën që në këto ditë  të veprojnin si Viminale dhe Farnesina, përpjekja italiane për të arritur në një propozim për rishikimin e rregullave që do të paraqiten në Këshillin e ardhshëm të Europës, por me vetëdije se bashkëpunëtorët e Giuseppe Contes kanë tendencë të vënë në dukje: “Para shtatorit asgjë nuk ndodh, në këtë moment ka më shumë konfuzion se çdo gjë tjetër, me presidencën tjetër të Bashkimit do ta shohim”.

Edhe kështu shpjegohen fjalët që kryeministri artikulon sapo vendos këmbën në Gjermani, impostimi në një mënyrë krej të re (“Kufijtë italianë janë kufijtë europian, duhet të veprojmë të gjithë sëbashku në bazë të një qasjeje të integruar në shumë nivele njëkohësisht”) përballë një Angela Merkel që me shumë mund po përtyp falimentimin e hipotëzës për të korrigjuar dhe përmirësuar rregullat e Dublinit. Më thjesht, për italianët duhet “një marrëveshje krejtësisht e re”, Conte kërkon “solidaritet konkret” përballë Kancelares, që do të thotë destinacione të ndryshme të Bilancit në fazën e shkrimit dhe/ose çeljen e portofolit nga ana e Vendeve anëtare, siç ndodhi me Turqinë dhe për mbylljen e rrugës siriane.

Tek e fundit, përderisa Giuseppe Conte fluturon drejt Berlinit zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Matteo Salvini u thotë të vetëve që pritet pak ose aspak nga takimi, “nëse arrijmë vërtet të ndryshojmë diçka, do të ndodhë në vjeshtë, me presidencën austriake të Bashkimit”.

Por portreti rezistent i qeverisë së re italiane mund të lexohet si pozicion i një taktike të pastër. Faktet tregojnë se Europa sot është e ndarë në shumëm pjesë, që sëbashku me Italinë të paktën pesë Vende refuzojnë reformën e Dublinit, që Austrisë dhe Bllokut të Visegradit që në fakt po u bashkohet edhe Gjermania, me një ministër të Brendshëm të cilit pak i intereson për të gjetur rregulla të reja kolektive, të paktën për momentin, e deri tek Parisi, që duket se kënaqet edhe pse në heshtje, me status quon.

Prandaj ambiciet e qeverisë italiane duket se për momentin shohin në afatgjataë. Në mes të Vendeve që duan të ndryshojnë gjithçka e të atyre që ritheksojnë se nuk duhet bërë asnjë hap përpara, është puna e nëndheshme që në këto momente po bëjnë institucionet europiane, edhe me ndihmnë e Angela Merkel, e cila e ka më përzemër nga të gjithë që Këshilli i ardhshëm të mos jetë një falimentim i gjallë.

Një marrëveshje mes BE-së, Agjencive Ndërkombëtare dhe Vendeve të Maghreb si Egjipti e Tunizia, që deri më tani kanë refuzuar të bashkëpunojnë, mund të jetë një prej objektivave. Edhe pse portet egjiptianë dhe tunizianë mund të jenë të hapura dhe me infrastrukturën e duhur për të pritur emigrant të cilët shpëtohen në det, me koordinimin europian dhe ndihmën e Kombeve të Bashkuara, BE mund megjithatë të thotë se ka bërë një hap përpara. Italia po lejon që të vijë në mënyrë strukturore edhe hapja e porteve e vendeve të tjera europiane, por logjistika, përpos polikës, e bën të vështirë këtë alternativë. Ekziston edhe projekti për të forcuar kontrollin e kufijëve, duke vendosur më shumë roje në kufijtë brgdetarë.

Më shumë se sa rregulla të reja, përpos Dublinit, dje në mbrëmje për darkë Conte dhe Merkel floën për opsione tranzitore, të paktën për të shpëtuar fytyrën e një Bashkimi që “rrezikon edhe - fjalët e italishtes - që të ndikojë Shengenin”. Dy liderat mund të takohen sërish përpara Këshillit të Europës./corriere della sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë