Futboll

Mërgim Vojvoda e nis 2024-ën me kontratë të re, lojtari i Kosovës rinovon me Torinon

Gazeta Si – Është kohë merkatoje, kohë transferimesh dhe rinovimesh, si në rastin e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi ka hedhur firmën në kontratën e re me Torinon, ku luan prej disa sezonesh.

Vojvoda ka rinovuar kontratën me klubin e Serisë A deri më 30 qershor 2025. Torino e ka filluar këtë vit me rinovimin e kontratave të titullarëve dhe pas Karol Lineti ishte radha e futbollistit dardan që të zgjatë bashkëpunimin.

Vojvoda është një lojtar i rëndësishëm për Torinon, duke qenë se përshtatet në disa role, përveç mbrojtësit të djathtë. Ai është po ashtu një nga titullarët kryesorë të Kosovës, falë eksperiencës së gjatë që ka. Kujtojmë që transferimin e këtij lojtari në Serinë A e ka bërë ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj, aktualisht menaxher.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë