Pilula orale e kompanisë Merck për COVID-19, molnupiravir ka një mekanizëm veprimi që mund të funksionojë kundër Omicron dhe çdo variant tjetër, tha një ekzekutiv i kompanisë të hënën.
“Ne jemi shumë të sigurt se do të ndikojë tek Omicron. Ky mekanizëm në molekulë (do) të funksionojë për Omicron dhe ne besojmë që do të funksionojë për çdo variant që del”, tha Dean Li, president i Merck.
Të dhënat mbi ndikimin e molnupiravirit ndaj Omicron nuk janë ende të disponueshme, por pilula u tregua të jetë 30% efektive në reduktimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve, bazuar në të dhënat nga 1,433 pacientë, sipas të dhënave të fundit të publikuara në nëntor.
Megjithatë, këto të dhëna treguan dukshëm më pak efektivitet në krahasim me shifrën e mëparshme prej 50%.
Pilula kishte marrë autorizim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së muajin e kaluar, si dhe në disa vende të tjera si Britania e Madhe, Japonia dhe India, me vende të ndryshme duke përfshirë SHBA-në që kanë nënshkruar marrëveshje për të blerë ilaçin.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje