Prodhuesi gjerman i makinave Mercedes-Benz po tërheq pothuajse 1 milion automjete të vjetra nga e gjithë bota për shkak të problemeve të mundshme me sistemin e tyre të frenimit.
Gjatë fundjavës, kompania tha se do të kontaktojë pronarët e automjeteve pasi frenat e tyre mund të ndikohen nga ajo që kompania e quan “korrozioni i avancuar”.
Janë gjithsej 993,407 automjete që do të hiqen nga qarkullimi, duke përfshirë 70,000 në Gjermani.
Mercedes tërhoqi një numër të ngjashëm makinash vitin e kaluar për një problem sigurie me sistemin.
Kompania tha se automjetet që kanë shfaqur probleme me frenimin janë prodhuar midis viteve 2004 dhe 2015 dhe janë seritë e ML dhe GL të SUV-ve në tërheqjen e fundit ishin ndërtuar midis 2004 dhe 2015 dhe ishin nga seritë e saj ML dhe GL të SUV-ve dhe R Class.
“Ne kemi zbuluar se në disa nga ato automjete, funksioni i përforcuesit të frenave mund të ndikohet nga korrozioni i avancuar në zonën e përbashkët të kabinës”, shkroi Mercedes në një deklaratë.
“Mund të jetë e mundur që një manovër veçanërisht e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave. Në një rast kaq të rrallë, nuk do të ishte e mundur të ngadalësohej automjeti nëpërmjet frenave. Kështu rreziku i një përplasjeje ose lëndimi do të rritej”, u tha më tej në deklaratë.
Mercedes tha se po fillon tërheqjen menjëherë dhe se procesi do të përfshijë inspektimin e automjeteve potencialisht me defekt dhe zëvendësimin e pjesëve nëse është e nevojshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.