A ju bën dhjami i tepërt të ndiheni të mjerueshëm dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve tuaja, humbja e peshës duket si një detyrë e pamundur? Pas kësaj fshihet diçka tjetër. Fajin e kanë disa mënyra të thjeshta por që ne nuk i vëmë re dhe i anashkalojmë.
Filloni vaktet tuaja me sallatra
Ideja për një vakt të bollshëm gjithmonë duket tërheqëse. Në mënyrë të padiskutueshme, pjata e parë është më e dëshiruara dhe si e tillë, ne mundohemi të hamë ushqime të skuqura apo me shumë kalori. Epo, ideja për të humbur peshë mund të arrihet nëse filloni vaktet tuaja me zarzavate dhe produkte të freskëta dhe pastaj gradualisht kënaquni me ushqimet e tjera. Fillimi i vakteve tuaja me perime ndihmon që ju të ndiheni të ngopur. Kjo më tej ndihmon në thithjen më të mirë të lëndëve ushqyese nga ushqimi që hani dhe ndihmon në tretje.

Shtoni fibra në dietën tuaj
Sigurohuni që ti hani frutat në vend që ti shtrydhni pasi shtrydhja zvogëlon përmbajtjen e fibrave, e cila është thelbësore për tretje. Edhe sipas studimeve, është vërejtur se konsumimi i frutave në formën e lëngjeve çon në humbjen e përbërjeve bimore dhe fibrave dietike, të cilat ndihmojnë në tretje më të mirë dhe gjithashtu ndihmon në menaxhimin e funksioneve vitale të trupit duke menaxhuar nivelin e kolesterolit si dhe nivelet e insulinës. Kjo ndodh sepse prania e fibrave në fruta çliron sakarozën dhe fruktozën ngadalë, gjë që kërkon kohë në tretje dhe parandalon rritjen e menjëhershme të niveleve të sheqerit.

Gatuani vetë ushqimin tuaj
Ideja e të ushqyerit të shëndetshëm dhe dieta me karbohidrate të ulëta shpesh mund t’ju joshë të porosisni nga restorantet ose të zgjidhni dieta të moderuara nga dikush tjetër që gjithashtu përfshin ushqimin e gatshëm, por a po ju ndihmon kjo të humbni peshë? Ushqimet dietike shpesh janë të mbushura me erëza për ta bërë ushqimin të shijshëm. Plus, kurrë nuk dihet sa të freskëta janë produktet. Kështu që mund të mos jetë gjëja më e mirë për të ulur peshë. Më e mira është të gatuani vetë ushqimin tuaj. Konsumimi i vakteve të freskëta të gatuara në shtëpi mund të jetë mënyra më e lehtë për të qenë të shëndetshëm dhe për të ulur në peshë.

Merrni më shumë proteina
Shtoni më shumë proteina në dietën tuaj pasi ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të duhur të kalorive dhe frenon oreksin tuaj duke ju bërë të ndiheni më të ngopur për një periudhë të gjatë kohore. Shtimi i proteinave në dietën tuaj zvogëlon inflamacionin. Produktet e qumështit, arrat, gjalpi i kikirikut, vezët, fasulet, etj, përmbajnë proteina, të nevojshme për të menaxhuar peshën dhe për një metabolizëm më të shëndetshëm.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



