Menaxhim

Mënyra e gabuar për të zgjidhur krizën energjetike të Europës

Europa është shkatërruar nga çmimet e larta të energjisë që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Në kundërpërgjigje, Ursula von der Leyen, presidentja e KE-së, ka propozuara reformim të tregut të elektricitetit në BE dhe sugjeroi taksimin e kompanive të energjisë. Më 30 shtator do të jetë takimi i ministrave të Energjisë për të diskuatuar mbi detajet. Ndërkohë, Europa po investigon një rast sabotazhi të mundshëm nga Rusia në gazjsellësin NordStream.  Do të ishte një rikujtim i hidhur i vullnetit të Kremlinit për të zhvilluar një luftë energjetike në Europë.

Një koordinim më i mirë në BE është i nevojshëm. Deri tani, qeveritë e Europës i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme çmimeve të larta të energjisë. Disa kanë mbrojtur konsumatorët duke vendosur kufi çmimi, subvencione ose ulje të konsumit.

Të tjerë kanë lejuar firmat e energjisë që të kalojnë çmime më të larta të shitjes me shumicë tek klientët, duke preferuar të përqendrohen në ndihmën e drejtpërdrejtë të atyre me pagesë të ulët. Ndihma bujare e patargetuar mund të jetë shoqërore ose politike. Por gjithashtu rrezikon të zhbëjë stimujt për të kufizuar përdorimin e energjisë.

Në fakt,  çmimet e larta lidhen me përdorimin e ulët të energjisë.

Franca p.sh, ka ngrirë çmimet e gazit këtë vit dhe kufizoi me 4% çmimet e elektricitetit për familjarët. Sipas ministrit të financave atje, kjo mbrojtje do të vazhdojë edhe për 2023-shin. Nga ana tjetër, në Danimarkë, qeveria është përqëndruar tek ndihma e të varfërve.

Qeveritë, natyrisht, kanë konsiderata të tjera për t’u marrë parasysh. Stimujt e çmimeve “të gjelbra” shpesh nuk janë as të njohura dhe as politikisht të lehta për t’u menaxhuar. Në Francë, kujtimet e kryengritjes së jelekverdhëve të 2018-19 janë ende të freskëta. Ky ishte një rebelim i nxitur pjesërisht nga një rritje e taksës për karburantet në pompë. Disa sjellje më të gjelbra mund të inkurajohen nga fushatat e informimit publik dhe udhëheqja e zgjuar. Megjithatë, nëse shoqëritë do të përgatiten për një të ardhme me më pak karbon duke mbrojtur familjet më të varfra, në një moment ato duhet të lejojnë që çmimet të rriten në mënyrë që të dekurajojnë përdorimin e tepruar. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë