Të hani mëngjesin është e rëndësishme për përqendrimin, shëndetin, madje edhe për humbjen e peshës.
Por gjithashtu është shumë e rëndësishme përzgjedhja ushqimore që bëni në mëngjes.
Dietat me sasi të larta të proteinave janë bërë të popullarizuara në botën e fitnesit sepse ndihmojnë në humbjen e peshës dhe forcimin e muskujve.
Konsumimi i proteinave e shpejton metabolizmin, e zvogëlon apetitin dhe i ndryshon shumë hormone të cilat merren me rregullimin e peshës.
Duke e filluar ditën me një vakt që përmban sasi të larta të proteinave ju do të digjni yndyrën më shpejt, pasi që ushqimet me proteina zvogëlojnë hormonin e urisë – gjë e cila ju bën të ndiheni më të ngopur për kohë më të gjatë.
Burimet e zakonshme të proteinave përfshijnë mishin dhe produktet e bulmetit, por ka edhe alternativa tjera.
Sidoqoftë, cilat janë ushqimet me sasinë më të lartë të proteinave që duhet të konsumohen në mëngjes?
– Vezët, sepse një vezë përmban rreth 6-7 gramë proteinë
– Mishi i kuq, sepse në 100gramë mish gjenden 25 gramë proteina
– Salmoni, sepse përmban 20 gramë proteina për 100 gramë mish
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




