Rend dhe Ligj

Memorandumi, një kompani do ofrojë ekspertizë për ruajtjen e të dhënave të qytetarëve

Kompania “Jones group international”, e specializuar në sigurinë kibernetike, do të ofrojë ekspertizën e saj në Shqipëri për gjithë sistemet elektronike për të mbrojtur databazat me të dhënat e qytetarëve.

Këshilli i Ministrave e ka miratuar memorandumin e mirëkuptimit mes këtë kompani me qëllim forcimin e sigurisë kibernetike. Ky memorandum bashkëpunimi vjen pas skandalit të publikimit të pagave, ku listat me emrat e tatimpaguesve shqiptarë u shafqën në rrjetet sociale.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Vendosi:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe grupit “Jones International” për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë