Në të gjitha qytezat e vogla të Jugut të vendit pikat e llotove, basteve sportive dhe lojërave të fatit janë duke u shtuar me shpejtësi gjatë të paktën 2 viteve të fundit. Kategoritë e moshave që i frekuentojnë nisin që prej nxënësve të shkollave, të papunët e deri tëk pensionistët.1 në 3 meshkuj në Tepelenë shpenzon para çdo ditë në këto aktivitete.
Shumica e familjeve janë të prekura prej fenomenit që qytetarët thonë se vetëm sa po e thellon më shumë varfërinë dhe është tregues i saj.
Në bashki nënkryetari Spiro Kora flet për rritje të kërkesës për aktivitete të tilla. Shumë kompani me qendër në Tiranë operojnë në Tepelenë me Nipt sekondar. Megjithëse shtimi i aktiviteteve të biznesit rrit të ardhurat për taksat është e qartë se fenomeni flet për papunësi të lartë dhe për dëshpërim.
“6 biznese që kanë ushtruar rregullisht aktivitetin në Tepelenë, katër biznese janë çelur rishtaz kohet e fundit. Nisur dhe nga situata e përgjithshme, nisur dhe nga niveli i punësimit në qytet, dhe nga gjendja social ekonomike që ka qyteti,themi se kjo është një prirje në rritje”, thotë Spiro Kora, nënkryetar i bashkisë.
Situata e padukshme dhe e padokumentuar ligjërisht e fenomenit është edhe më kritike. Ata që ushtrojnë aktivitetin pa liçensa janë të shumtë. Të rinjtë thonë se baret e zakonshme në dukje kthehen në strehë të lojërave të fatit gjatë natës.
Si.
Interested in ordering cheapest medications over the internet
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.