Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden shkruajti historinë duke fituar titullin botëror në 200m dhe kompletuar për herë të parë suksesin e dyfishtë në sprint. Kjo pas suksesit në 100m për femra.
Jefferson-Wooden, e cila ka qenë në formë të shkëlqyer këtë vit, do të largohet nga Kampionati Botëror 2025 në Tokio, Japoni, si një nga fitueset më të mëdha. Medaljen e artë në 200m për femra ajo e fitoi me kohwn 21.68 sekonda.
Amerikania përfundoi përpara patriotes Amy Hunt, e cila fitoi medaljen e argjendtë me kohën 22.14 sekonda, ndërsa kampionia në fuqi, Shericka Jackson, këtë herë u detyrua të kënaqej me medaljen e bronztë pasi ndaloi kronometrin në 22.18 sekonda.
Sprinterja amerikane ishte e papërmbajtshme dhe pasi mposhti një rivalitet të fortë në Finalen e 100m, u përball me një grup tjetër të fortë në garën e 200m.

Megjithatë, ajo nuk u dorëzua dhe siguroi medaljen e artë dhe një shpërblim shtesë prej 70.000 dollarësh, duke e çuar totalin e saj në 140,000 dollarë në Tokio.
Dhe mund të përfitojë më shumë pasi do të jetë pjesë e ekipit të SHBA-së në stafetën 4x100m, që synon të mbrojë titullin.
Gara e 200m këtë vit u bë shumë më e lehtë për Jefferson-Wooden pas dëmtimeve dhe formës së dobët të Jackson.
Ndërsa kampionia olimpike Gabby Thomas dhe medalistja e argjendtë, Julien Alfred, nuk morën pjesë në garë për shkak të dëmtimeve respektive në tendinën Akilit dhe kofshës.
Jefferson-Wooden u bë atletja e parë amerikane që fitoi si në 100m ashtu edhe në 200m në një Kampionat Botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



