Gazeta Si – E paarritshme Sidnei: zonjusha MekLauglin arrin në 400 metra me pengesa aty ku dukej e pamundur të shkohej, pas Olimpiadës së Tokios. Ajo ka vendosur rekord të ri botëror në garat që po zhvillohen ne Eugene.

Në Tokio vrapo 51”46, kurse në ‘Hayward Field’ ‘fluturoi’ 51”41. Ato 5 të qindtat vlejnë shumë më shumë se sa mund të mendohet, sepse ajo në Japoni ishte cilësuar si gara perfekte e MekLauglin.
Sidnei, 22 vjeç, e lindur në Nju Xhersi, duket se nuk ka kufij. Që është në super formë, ajo e tregoi në fillim të muajit në Nashvil. Arriti kohën 51”61, që u omologua pavarësisht pozicionitmit të keq të një barriere, që e dëmtoi.
Por në pistën që nga 15 korriku do të presë Botërorin, Meklauglin kaloi veten. Një ‘shëtitje’ 54”11 të enjten në bateri, një 52”90 të premten në gjysmëfinale dhe pastaj goditja e së shtunës me rekord të ri botëror.
McLaughlin broke her own World Record* locking in a first place finish in the @Xfinity 400m hurdles at the @Toyota USATF Outdoor Championships.
— USATF (@usatf) June 26, 2022
🥇@GoSydGo – 51.41
🥈 @brittonwilsonn – 53.08
🥉@shambambino – 53.92
*pending ratification #JourneyToGold #USATFOutdoors pic.twitter.com/hTexmyfzIG
Një kryevepër e MekLauglin nga korsia e 5-të. Avantazhi ndaj rivaleve ishte i dukshëm që në fillim dhe u thellua në vazhdim. Një spektakël i vërtetë, me teknikë, elegancë dhe stil.
Në vend të dytë doli Briton Uillson, kampionja universitare, me kohën 53”08. Në vend të tretë Shamier Litle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



