Gazeta Si – Megi Doçi, sulmuesja e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare në futboll për femra, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Ajo ka firmosur për klubin e madh turk të Gallatasarajit.

Lojtare dhe kapitene e skuadrës shkodrane për shumë vite, Doçi ka rënë në sy me lojën dhe golat e saj të shumtë. Tashmë vjen edhe ky moment për kalimin jashtë Shqipërisë. Ajo ka bërë sot edhe prezantimin te Gallatasaraji.
Gjatë prezantimit, futbollistja 27-vjeçare u shpreh: “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një klub të madh, si Gallatasaraji. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve më pare, por dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




