Lajme

Mediat italiane: Franca vë veton, kundër Shqipërisë edhe Holanda e Danimarka

Shqipëria nuk ka marrë dritën jeshile për negociatat në darkën e krerëve të BE-së, pasi sipas mediave italiane Franca dhe Holanda kanë bërë të ditur se janë të gatshme të vendosin veton.

Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh në mënyrë të prerë se nuk mund miratojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Pas përfundimit të darkës me 28 liderët e BE-së në Bruksel, Rutte mbështeti nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria duhet të realizojë detyra të përcaktuara për të marrë ‘ok’-in.

‘’Ju e dini pozicionin tonë, për Shqipërinë është jo. Nuk ka avancime ose ndryshime. Shqipëria ka shumë detyra për të pëmbushur. Maqedonia e Veriut është në pozicion më të mirë. Parlamenti jonë ka dhënë një ‘jo’ të qartë për Shqipërinë’’, u shpreh para mediave sonte në mbrëmje kryeministri holandez Rutte.

Po ashtu edhe mediat më në zë italiane shkruajnë se Shqipërisë nuk do i hapenj negociatat as këtë vit.
Mediat e njohur italiane “TgCom” shkruan se Franca ka vendosur “veton” duke bllokuar kështu hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.


Ndërkaq Ansa shkruan se përveç Francës, kundër janë edhe Vendet e Ulëta dhe Danimarka, por ama kundër vetëm për Shqipërinë.
Apelet e përsëritura nga Komisioni dhe Parlamenti i BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi nuk duket se kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili mban një pozicion dhe vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë makinerinë vendimmarrëse të BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe .

Karta e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendim është Finlanda, e cila mban presidencën e BE-së, me të ashtuquajturën ‘shkëputje’, ndarjen e fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin.
Bllokimi nuk do të kuptohej nga qytetarët shqiptarë dhe maqedonas, paralajmëroi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. “Në rast të një shtyrjeje tjetër – do të ishte e treta në dy vjet – i takon Komisionit të ri të BE-së për të mbajtur gjallë shpresat e Ballkanit, me presidenten e zgjedhur Ursula von der Leyen e cila shprehet “e bindur” se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore “kanë bërë përpjekje të mëdha për t’iu qasur standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë