Mendim

Mediat greke, si i hodhën benzinë zjarrit në Bularat

“Flamuri i madh grek shkaktoi një ndjenjë gëzimi në funeralin e Konstantinos Kaçifas dje pasdite në Epirin e Veriut. Por menjëherë pas përfundimit të homazheve, oficerët e ushtrisë vrastare shqiptare pushtuan shtëpitë e minoritetit grek në kërkim  të flamurit për ta konfiskuar atë si provë të papërgjegjshmërisë se grekëve të pranishëm,”. Këto ishin  rreshtat e parë të një artikulli nga gazeta e njohur greke “Protothema”, ditën e sotme, e cila akuzonte policinë shqiptare se kishte konfiskuar flamurin me parulla ekstremiste që u shfaq gjatë ceremonisë së Kaçifas në Buluarat të Gjirokastrës.

“Grekët i bëjnë thirrjepër ndërhyrje të menjëhershme të ministrisë së jashtme greke, në mënyrë qësimbol i Kaçifas, i cili është gjithashtu një simboli kombëtar i pakicës  greke, mos të bjerë në duart e shqiptarëve”, vazhdonmë tej gazeta greke, duke shtuar se 3 mijë greke ishin nisur nga Athina dheSelaniku drejt Buluratit. 

“Imazhi i flamurit të madh grek ka mërzitur mediat shqiptare që mbuluan ceremoninë. Edhe grekët e arrestuar të cilët u mbajtën për më shumë se shtatë orë në Stacionin Policor të Gjirokastrës për verifikimin e të dhënave u pyetën nga policët shqiptarë, për flamurin dhe si kaluan kufirin për të shkuar në funeralin e Kaçifas”, thotë “Prothema”.

Homazhet per Konstantinos Kaçifas

Mbulimi i mediave greke për shkëmbimin me armë zjarri ku mbeti i vrarë Konstandinos Kaçifas i ka hedhur “benzinë zjarrit” dhe tensioneve nacionaliste që pasuan ngjarjen e rëndë. Ditën e djeshme anjë prej tyre nuk përmendte parullatanti-shqiptare dhe faktin që disa ekstremistë të Agimit të Artë hynë në mënyrë të paligjshme në fshatin e banuar kryesisht nga minoriteti grek.

 “Kathimerini”, edhe pse me një qëndrim më tëmoderuar shkruan se “se kanë kaluar 12 dhjetë ditë pasi Kaçifas u qëllua dhe uvra nga policia shqiptare, por dritëhijetrreth rrethanave të vdekjes së tij, nuk kanë marrë ende shpjegim”. Sipas gazetës, e cila duket se mban një qëndrim me korrekt se shumica e mediave greke, vdekja e Kaçifas, i cili u qëllua pasi hapi zjarri ndaj policisë shqiptare më 28 tetor, ka ushqyer tensionet midis dy vendeve.

“Dymbëdhjetë grekë u ndaluan të enjten nga autoritetet shqiptare në një stacion policor në qytetin eGjirokastrës, por u liruan të premten herët në mëngjes-shkruan gazeta. Policia shqiptare deklaroi se ata u arrestuan nën akuzat se po nxisnin “dhunën raciste me slogane nacionaliste. Përfaqësuesit e konsullatës greke shkuan në stacionin e policisë për të ofruar shërbimet e tyre”, përfundon “Kathimerini”.

Artikull i “Protothema” 

“Policia shqiptare bllokoi me justifikime të ndryshme disa autobusë më qytetarë grekë. Ata që më në fund arritën në Buluarat, u ftuan nga ministria greke e punëve tëjashtme për të treguar vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen e viktimës-shkruangazeta greke- Funerali erdhi mes një atmosfere të ngarkuar dhe u shoqërua me zhurmë, psalme dhe me himnin kombëtar. Fshati u mbush me flamuj grekë, ndërsa më herët trupi i Konstandin Kaçifas u shoqërua me një flamur gjigant grek. Slogani që u dëgjuamë shumë në sheshin e fshatit ishte “Kaçifas jeton, Kaçifas është i pavdekshëm”. 

Përtej notave nacionaliste, gazeta e njohur greke nuk përmend asnjë nga thirrjet anti-shqiptare dhe as parullat nacionaliste që ishin shkruar në flamurin e madh që u shpalos në qendër të fshatit. Madje sipas “Protothema” gjatë varrimit nuk pati as edhe një tension. “E vetmja gjë që ndodhi ishte në një rrugë e qetë në autostradës Kakavijë-Gjirokastër. Dymbëdhjetë persona u arrestuan në zonën e Gjirokastrës dhe u liruan pas shtatë orësh për një proces që duhet të zgjaste 20 minutash. Mes tyre ishte dhe kunati i 35-vjeçarit të vrarë dhe presidenti i Shoqatës së Epirotit të Veriut, Babis Karathanos, i cili kishte shkuar në funeral”, shkruan gazeta mëngjesin e sotëm.

“Në qendër të kësaj tragjedie qëndrojnë nëna dhe babai i tij. Ata kanë jetuar mes dhimbjes 12 ditët e fundit, jo vetëm nga vdekja e djalit të tyre, por dhe tallja me të cilën u përballën derisa morën trupin e tij. Por me dinjitet të shquar ata qëndronin pranë kufomëssë Kaçifas”, shkruan gazeta.

Vdekja e Konstantinos Kaçifas ka shkaktuar një sërë konfrontimesh edhe në parlamentin grek. Zëvendësministri i Punës Tasos Petropulos ngriti zërin duke thënë se gjithë kjo paradë për nder të një të vdekuri, bëhet për të përdorur votat e Epirit të Veriut.  Thirrjet anti-shqiptare, parullat nacionaliste dhe bllokimi i rrugës të enjten nga ana e nacionalistëve grek dhe përfaqësuesve të Agimit të Artë ishte një tjetër kambanë alarmi që tregonte se Ballkani dhe Europa po përballen me një rritje të pakontrollueshme të ekstremizmit.

Nikos Pappas, ministrigrek për Politikën Digjitale dhe telekomunikacionet, tha në një intervistë tëenjten se rritja e të djathtës ekstreme në Europë kërkon marrjen e masave.

“Parlamenti Europian nuk mund të trajtojë këtë sfidë si të parëndësishme,” tha Pappas. Presim që BE-ja të vlerësojë se çfarë po shkon keq, pse e djathta ekstreme ende po rritet dhe pse retorika e saj miratohet shpesh nga partitë kryesore politike”, deklaroi ai.

Agimi i Artë po përfiton nga situate dhe vdekjae 35 vjeçarit, duke ia vënë syrit zgjedhjeve të ardhshme, të cilat do të mbahen pas disa muajsh. 

Homazhet per Konstantinos Kaçifas

Aktet e tmerrshme të ekstremit të djathtë kundër emigrantëve dhe refugjatëve në ishullin grek të Lesbosit, disa muaj më parë, protestat kundër marrëveshjes me Maqedoninë dhe thirrjet anti-shqiptare në Buluar nuk kanë ardhur rastësisht.

Për ata që ndjekin politikën greke, incidentetë tilla mund të tingëllojnë më se të zakonshme. Qëkur kur hyri për herë të parë në parlamentin grek, partia Agimi i Artë, e cila është pa dyshim forca që fshihet pas këtyre protestave, është bërë protagoniste e shumë shpëthimeve të dhunshme. Në vitin 2013, qeveria greke u detyrua të vepronte, duke arrestuar udhëheqësit e partisë dhe dhjetra anëtarë të saj. Ata u akuzuan për konspiracion kriminal, planifikim vrasjeje dhe qindra shkelje të tjera. Madje, dosja e çështjes shkon deri në 3,000 faqe.

Për shumë grekë, arrestimet nënkuptonin fundine Agimit të Artë. Që atëherë, shumë prej anëtarëve të saj janë dënuarvazhdimisht, ndërkohë që një pjesë e mirë e udhëheqësve vazhojnë të mbahen nëburg. Por tani, pavarësisht nga popullarizimi i saj i dobët, partia pogalvanizon përkrahësit e rinj duke i kthyer sulmet e dhunshme dhe tensionet nacionaliste në armën e saj për të korrur fitore në zgjedhjet e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë