Nga Gazeta Si- Jo pak herë mediat britanike u kanë kushtuar artikuj emigrantëve shqiptarë, duke treguar mënyrat se si emigrantët shqiptarë kanë shkuar në Britani por edhe jetën që kanë bërë pasi kanë mbërritur atje.
Së fundmi, “The Sun” ka publikuar një tjetër artikull për këtë çështje, duke thënë se shqiptarët po tallen me paratë e britanikëve.
“Emigrantët po mburren se janë vendosur në hotele të financuara nga taksapaguesit britanikë”. Kështu e nis artikullin ‘The Sun’, duke vijuar më tej me dy raste që kanë zbuluar në rrjetin social TikTok.

“Dy burra postuan një video në TikTok në një dhomë hoteli për të pasur pasi paguan 3000 £ për të kaluar Kanalin. Ndërkohë, faturat e britanikëve po rriten bashkë me rritjen e taksave”, shkruan The Sun.
Gjithashtu, sipas britanikes, vitin e kaluar qeveria shpenzoi 5.38 miliardë paund për strehimin e azilkërkuesve dhe që kur Sir Keir Starmer u bë kryeministër, ka 8 mijë emigrantë në hotele, “me taksapaguesit që paguajnë pjesën më të madhe të faturës”.
Shifrat e Home Office tregojnë se 616 persona shkuan nga Shqipëria në Britani me një varkë të vogël në vitin 2024.
Në fillim të konferencës dy-ditore të emigracionit të paligjshëm në Londër, Kryeministri britanik tha se emigrimi i paligjshëm është një nxitës masiv i pasigurisë globale.
“Kjo më zemëron, sinqerisht, sepse është e padrejtë për njerëzit e zakonshëm që punojnë që të paguajnë çmimin, nga kostoja e hoteleve deri te shërbimet tona publike që luftojnë nën presion”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.