Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Rama tha se i ka dorëzuar kryministrit bullgar medaljen e mirënjohjes, pasi sipas tij ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE.
“Borissov ka bërë një sforco të jashtëzakonshme, duke vendosur axhendën e Ballkanit në shtyllën kryesore, por duke qenë dhe avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, i dorëzova medaljen e mirënjohjes. Shpresoj të kemi një lajm pozitiv të shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave.
Marrëdhënia me Bullgarinë është pozitive. Ne kemi diskutuar për mbështetjen nga Bullgaria, për përgatitjen për negociatat si dhe për procesin e vështirë të reformave, të cilat Bullgaria i ka kaluar më herët”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.