Njerez

“Më thanë se kam urth, tani jam ‘i dënuar’ me vdekje”/ Historia e shqiptarit 36-vjeçar që vuan nga kanceri i stomakut

Kur Florian Tushi, një 36-vjeçar shqiptar që jeton në Angli, pësoi periudha të përsëritura dhimbjesh në stomak, ai shkoi për t’u vizituar tek mjekun i tij që i tha se nuk kishte asgjë tjetër përveç urthit dhe thjesht i këshilloi që të merrte Rennies, tableta për qetësimin e stomakut.

Kur dhimbja e stomakut, e cila i ngjasonte me mostretje të mirë të ushqimit, nuk u largua, 36-vjeçari u kthye te mjekët, i dëshpëruar për një përgjigje.

Vetëm në përpjekjen e tij të tretë Floriani arriti të bindë një mjek që ta referonte për më shumë analiza të specializuara.

Kështu zbuluan se Floriani kishte kancer të pashërueshëm, pak pasi u martua me dashurinë e jetës së tij, Sarah, 29 vjeç. Të dy janë prindër të dy vajzave, Olivia, nëntë muajshe dhe Isabella, katër vjeç.

Florian Tushi me gruan e tij dhe dy vajzat. Gazeta “Si”, 17 gusht, 2022.

“Më 15 maj u martova me Sarën dhe dy javë më vonë u diagnostikova me kancer në stomak në fazën 4”, tha ai.

“Mjekët zbuluan se ishte përhapur dhe thanë se nuk mund të bënin asgjë më shumë për mua”.

Floriani filloi të ankohej për dhimbje stomaku në nëntor të 2021.

“U ktheva nga një piknik kur fillova të kisha një dhimbje në stomak, kështu që kontaktova mjekun e përgjithshëm”, tha ai.

“Pasi mjekët më dhanë Rennies që ishte pa recetë, unë i pija saktësisht siç më thoshin, por gjashtë deri në tetë javë më pas, dhimbjet vazhdonin dhe vetëm sa ishin shtuar”.

Mjekët i thanë Florianit se dhimbja ishte shkaktuar nga një grumbullim i lëngjeve në stomaku.

Këtë herë babait të dy fëmijëve iu dha Omeprazol, një ilaç tjetër që përdoret për trajtimin e urthit, i njohur ndryshe si refluksi i acidit.

“Nga këtu dhimbja u zvogëlua pak dhe vazhdova të shpresoja se do të largohej, por përfundova përsëri në urgjencë nga dhimbjet”, shtoi ai.

Mjeku i përgjithshëm përsëri e diagnostikoi këtë shqetësim si “probleme me stomakun” dhe më e mira do të ishte që të rriste sasinë e Omeprazolit.

“Ishte absolutisht e kotë. Dhimbja nuk po largohej aspak”.

I vendosur për të zbuluar deri në fund se cili ishte problemi i vërtetë që qëndronte pas dhimbjeve të tij, Floriani arriti ta bindë mjekun e tij që ta kthejë në spital për një endoskopi.

Kështu zbuluan se kishte kancer.

Mjekët i dhanë shumë pak mundësi, kujdesin paliativ dhe kimioterapinë, por ai nuk pranoi të heqë dorë.

“Unë nuk doja ta pranoja se nuk kisha më shpresa dhe doja ta hiqja qafe këtë kancer”.

“Unë jam me origjinë nga Shqipëria, kështu që shkova për tu vizituar tek një mjek atje, i cili më tha për operacionin e kimioterapisë intraperitoneale hipertermike (HIPEC).

Kirurgjia HIPEC përfshin heqjen kirurgjikale të tumoreve kancerogjene dhe aplikimin e ilaceve të kimioterapisë direkt në bark për të eliminuar qelizat e mbetura kanceroze.

Floriani mund ta kryejë operacionin vetëm në spitalin Memorial në Stamboll, Turqi, i cili kushton 41.500 paund.

Deri më tani, njerëzit kanë dhuruar 20,000 paund por Floriani dhe familja e tij e re ende duhet të mbledhin shumë më tepër për trajtimin e tij.

“Ky është një operacion që ndryshon jetën dhe unë jam shumë mirënjohës që njerëzit po japin kontributin e tyre që unë të vazhdoj jetën”.

Cilat janë simptomat e kancerit të stomakut?

Simptomat e kancerit të stomakut varen nga vendi ku qelizat kancerogjene janë rritur dhe shumuar në stomak.

Simptomat e zakonshme të kancerit të stomakut mund të përfshijnë:

Urthin

Ndjesinë e ngopjes edhe pas një vakti të vogël

Dhimbje stomaku

Të vjella

Dispepsi

Humbje në peshë

Probleme me gëlltitjen

Çfarë e shkakton kancerin e stomakut?

Edhe pse nuk ka shumë përfundime se cfarë e shkakton kancerin e stomakut, disa gjëra përbëjnë një rrezik më të madh.

Faktorët që rrisin mundësinë e kancerit të stomakut përfshijnë:

Pirja e duhanit

Obeziteti

Një dietë me shumë kripë

Polipet e stomakut

Historiku familjar

Burimi: The Sun. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë