Kampionati Evropian i mundjes filloi sot në Bratislavë dhe do të vazhdojë deri në datën 13 Prill me kthimin e 24 kampionëve në tapet. Kampioni Olimpik dhe i Botës Zaurbek Sidakov (UWW) kërkon medaljen e parë evropiane dhe merr pjesë në kompeticion pas 9 vitesh. Ish kampioni i Botës, David Baev (UWW) do të debutojë në një event të tillë. Abdulrashid Sadulaev (UWW) kthehet pas mungesës së patritur në Rumani një vit më parë.

Shqipëria, do të përfaqësohej me 6 sportistë në dy stilet e meshkujve dhe mundjen e femrave. Në stilin greko-roman do të konkurojë Gjetë Prenga (67 kg) dhe Kevin Kupi (77 kg). Në mundjen e lirë, aty ku janë edhe shpresat më të mëdha për medalje, Islam Dudaev (duhej të ndeshej sot) u tërhoq nga gara (70 kg). Ndërsa nesër do të zbresin në tapet, Zelimkhan Abakarov (61 kg) dhe Chermen Valiev (74 kg) Ndërsa në mundjen për femra Shqipëria do të përfaqësohet me Albina Drazhin (68 kg).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.