Njerez

Më shumë të moshuar se të rinj – Gjirokastra, qyteti më i plakur i Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjirokastra është qarku më i plakur në Shqipëri, tregojnë shifrat.

Një publikim i fundit i Eurostat tregon se qyteti juglindor ka raportin më të lartë të të moshuarve ndaj të rinjve, që matet me moshë pune, 31.2%. Pas Gjirokastrës vjen Kukësi, me një raport varësie 30.6%. Tirana ka raportin më të ulët, 24.6%.

Ndonëse Eurostat nuk ka përllogaritur raportin total të shteteve, por të qarqeve të tyre, një publikim i mëhershëm i OKB-së tregonte se për Shqipërinë, ky tregues ishte më shumë se 39.5% dhe pritje përkeqësim. Projeksioni për 2030-n është 46.7% dhe për 2050-n, 70%.

Veurne, një rajon në perëndim të Belgjikës rezulton më i plakuri në Europë me një raport varësie 72.8%, ndjekur nga dy qarqe të Portugalisë dhe Greqisë, që e kalojnë nivelin e 70%. Rajoni Frances i Mayotes dhe Guayanes kanë normat më të ulëta, 6.1 dhe 13.8%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë