Sociale

Më shumë se 100 shqiptarë të bllokuar në kufijtë me Greqinë

Dhjetëra shqiptarë janë bllokuar në  kufijtë greko-shqiptarë, pasi si Athina ashtu edhe Tirana zyrtare kanë mbyllur kufijtë.

147 veta mësohet se janë ende në pritje në pikën kufitare të Kakavijës, ndërkohë që 31 kanë kaluar sot pas 4 ditësh në pritje. Bëhet fjalë për kontigjentin e atyre shtetasve të moshuar, me probleme serioze shëndetësore të dalë nga spitali, gra shtatzëna apo edhe të mitur, të cilët ishin bllokuar në kufijë. Ndërkaq, 10 prej tyre janë kthyer mbrapsht për në destinacionet fillestare të nisjes nga Greqia.

Dukë qënë se kufijtë janë mbyllur, oficerët kufitarë shqiptarë nuk kanë urdhër për të hapur kufirin, nga pala greke u janë vendosur vulat e daljes dhe shqiptarëve të bllokuar nuk u lejohet të kthehen mbrapsh.

Dy autobusë të tjerë mësohet me emigrantë mësohet se janë në doganën greke dhe po bëjnë procedurat. Gazeta Si mësohet se bëhej fjalë për 100 persona në total. Shqiptarët që vijnë nga Greqia janë atdhe bllokuar pasi nuk janë të pajisur me autorizimimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi. As dogana jonë në Kapshticë dhe as jon Kakavijë nuk i ka lejuar që të futen.

Ata po qendrojnë në temperatura të ulëta, jo vetëm për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e epidemisë por edhe si pasojë e përfundimit të programit qeveritar për rikthimin e shqiptarëve.

ë Kakavijë lejohet vetëm kalimi i kamioneve dhe furgonëve që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mallra spitalore. Konfirmohet se linja kufitare është përforcuar edhe më shumë me forca shtesë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut.

Sot pala shqiptare ka lejuar të hyjnë nga kjo pikë doganore nga Greqia vetëm ata që kanë pasur autorizime nga ministria jonë e jashtme, ndërsa pjesa tjetër kishin mbetur të bllokuar në tokën neutrale me shpresë për të hyrë në tokën shqiptare. Shqiptarët vijojnë t'i drejtohen kufirit për të kaluar në tokën shqiptare, pasi pavarësisht situatës së emergjencës shëndetësore me koronavirusi, sepse Athina zyrtare ka mbyllur kufijtë në hyrje, por jo në dalje. Ambasada greke në Tiranë përmes një njoftimi, ka bërë me dije këtë të martë se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi tre ditë mbylljen e operacionit të riatdhesimit për qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë kufijve të Shqipërisë për shkak të krizës së,COVID-19.

Deri më tani, përmes fluturimeve me “Air Albania” dhe u kthyen në Shqipëri 1105 qytetarë.

Operacioni i riatdhesimit nisi më 29 mars me fluturimin e “Air Albania” nga kryeqyteti italian, Roma dhe përfundoi mbrëmjen e së mërkurës, po nga qyteti i Romës.

Përgjatë 4 ditëve të operacionit të riatdhesimit u kryen dy fluturime nga Italia, tre nga Gjermania si dhe nga një fluturim nga Britania, Zvicra dhe Franca. Gjithashtu u kthyen edhe 165 qytetarë shqiptarë të cilët kishin mbetur në Kroaci.

Qytetarët e kthyer i janë nënshtruar kontrollit të temperaturës në kufi si dhe u është bërë thirrje që të vetëkarantinohen për 14 ditë. Në vetëkarantinim është edhe ministri Gent Cakaj pas udhëtimit të tij më 29 mars në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë